09:03 / 19.10.2022
Tiranë, shpërthim me tritol në një dyqan kozmetik
RTSH
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në mesnatë në Tiranë. Sasia e eksplozivit i është vendosur një dyqani kozmetik në Sheshin Wilson ku fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 00:15, në rrugën “Sami Frashëri” në dyqanin në pronësi të E.P, ku janë shkaktuar dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.























