12:01 / 19.10.2022
I dehuri sulmon dy mjekë në Ferizaj
E.Hoti/RTKlive
Dy mjekë kujdestarë në Emergjencën Primare në Ferizaj janë sulmuar, sot, në orët e para të mëngjesit.
Sipas njoftimit për media, në lidhje me këtë policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet H.H, i moshës 34 vjeçare, i cili ishte në gjendje të dehur.
I dyshuari më pas është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.
Rasti është cilësuar "Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare".























