Katër të arrestuar për sulm fizik dhe kanosje ndaj një të riu
V.Thaçi / RTKlive
Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar katër persona të dyshuar që ishin paraqitur në një video incizim duke sulmuar fizikisht dhe kanosur një të ri në rajonin e Pejës.
Policia e Kosovës me qellim të informimit të opinionit publik pas publikimit të një video- incizimi në media dhe portale ku shihen katër persona, duke ushtruar dhunë fizike ndaj një personi, njofton se me datë 07.10 2022 rreth orës 12:20, rasti ishte raportuar në Stacionin Policor në Pejë se ishte sulmuar fizikisht nga disa persona.
Pas angazhimeve nga hetuesit policor në Pejë, është siguruar video incizimi përmes të cilit janë identifikuar dhe arrestuar katër personat e dyshuar të përfshirë në ketë rast.
Sipas policisë pas intervistimit, me urdhër Prokurorit kompetent tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit, përderisa i dyshuari i katërt i mitur është liruar në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, parandalimit të rasteve kriminale dhe arrestimin dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar, thuhet në njoftim.























