Për masakrën e Staradranës, arrestohet një polic i viteve ‘90
BKT
Kronika

Për masakrën e Staradranës, arrestohet një polic i viteve ‘90

V.Thaçi / RTKlive

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Njësinë për Hetime të Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës, ka arrestuar të pandehurin E.B, i nacionalitetit boshnjak.

Sipas Prokurorisë Speciale i pandehuri gjatë viteve 1998 – 1999,  ka qenë me detyrë polic në stacionin policor të fshatit Gjurakoc të Komunës së Istogut, si dhe dyshohet se ka marrë pjesë k në kryerjen e masakrës së Staradranës, ku kanë mbetur të vrarë 18 persona.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Krim i Luftës kundër popullatës civile, i sanksionuar me nenin 142 të Ligjit Penal të RSFJ-së, thuhet në njoftim.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i pandehuri E.B. është ndaluar në periudhë kohore prej 48 orësh, në pritje të dërgimit tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake brenda afatit Ligjor.


MË SHUME NGA Kronika