Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kosovë

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

RTKlive

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Për temën e të ushqyerit e shëndetshëm, do të flas Vala Pupovci, dietologe.

Kurse mysafir tjetër është Durim Gashi, menaxheri i projekteve në organizatën "Save the Children Kosova.

Ai flet për ofrimi i shërbimeve në shtëpi për fëmijët dhe të rriturit në nevojë dhe kujdesi ditor dhe rezidencial i bazuar në komunitete.

Komuna e Prishtinës synon trajtimin e 5 mijë qenve endacakë deri në fundvit dhe rreziku për qytetarët nga qentë endacakë. Për këtë i ftuar është Bajram Gecaj- këshilltar për Siguri në Kabinetin e Kryetarit Rama.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

 


MË SHUME NGA Kosovë