52 aktakuza, kundër 64 personave
BKT
Kronika

52 aktakuza, kundër 64 personave

V.Thaçi /RTKlive

Prokurori i Shtetit, njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë Themelore janë ngritur 52 aktakuza kundër 64 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 11 persona, si dhe është bërë një kërkesë për caktim të paraburgimit të një personi, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy persona për vepra të ndryshme penale.

Ndryshe nga Prokuroria Speciale, Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, si dhe, ka ngritur 21 aktakuza kundër 26 personave për vepra të ndryshme penale.

E Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë aktakuza kundër 12 personave, për vepra të ndryshme penale.

Kurse Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, ka bërë një kërkesë për caktim të paraburgimit të një  personi, si dhe janë ngritur 13 aktakuza kundër 15 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre persona, si dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi.

Ndërkaq Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtë aktakuza kundër tetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërkohë Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar, ka parashtruar tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre personave, si dhe ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale.


MË SHUME NGA Kronika