Policia e Kosovës me aktivitete sensibilizuese kundër trafikimit me njerëz
Sh.Gashi/RTKlive
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore me rastin e shënimit të muajit kundër trafikimit me njerëz, ka bërë të ditur se në disa komuna në regjione të ndryshme, ka realizuar aktivitete vetëdijësuese për tematikën në fjalë.
“Në kuadër të aktiviteteve vetëdijësuese që kanë filluar nga data 18 tetor 2022 në ditën e BE-së kundër trafikimit me njerëz, Policia e Kosovës në bashkëpunim me MAShTI-n dhe DKA në komunat Prishtinë, Gjilan, Viti, Deçan dhe Mitrovicë e Veriut nën moton „ Mos Hesht“ – Parandalo trafikimin me njerëz, ka mbajtur tryeza si dhe ligjërata në shkolla të ndryshme ku pjesëmarrës ishin nxënësit, mësimdhënësit si dhe përfaqësues nga institucione të ndryshme në Kosovë” thuhet në njoftimin e policisë.
Përveç ligjëratave gjatë këtyre aktiviteteve u shpërndarë materiale sensibilizuese si: fletore, çanta, lapsa, etj...
“Policia e Kosovës do të vazhdojë të zhvilloj aktivitete të ngjashme në mënyrë që të ngritët vetëdija dhe të fuqizohet bashkëpunimi në parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie” thuhet në komunikatë.























