Arrestohen tre persona të dyshuar për disa vjedhje
BKT
Kronika

Arrestohen tre persona të dyshuar për disa vjedhje

RTKlive

Dje nga njësite policore të stacionit veriu në Prishtinë, janë arrestuar tre persona të dyshuar për disa vjedhje.

“Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore,(qershor-shtator 2022) kryesisht në markete.  Puna e hetuesve të stacionit policor veriu,  është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative  dhe hetimore, kanë arrit që të arrestojnë personat e dyshuar”, njofton policia e Kosovës.

Bëhet e ditur se dy nga personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku  11 raste të vjedhjeve.


MË SHUME NGA Kronika