Bëri dallavere me tenderë, dënohet me dy vjet burg
BKT
Foto arkiv
Kronika

Bëri dallavere me tenderë, dënohet me dy vjet burg

V.Thaçi / RTKlive

Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit B.T për veprën penale "Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar për veprën penale Marrëveshjet për kufizimin e konkurrencës përmes ftesave për tenderë".

Sipas Gjykatës Themelore, i akuzuari B.T është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej dy vjetësh, të cilin dënim do ta mbajë pas 15 ditëve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Kurse i akuzuari H.H, është liruar nga akuza për veprën penale "Marrëveshjet për kufizimin e konkurrencës" përmes ftesave për tender, pasi që gjykata nuk ka gjetur prova se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore.

Ndërrsa e dëmtuara Qeveria e Kosovës,  për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest civil.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi, ankesa bëhet përmes kësaj gjykate për Gjykatën e Apelit në Prishtinë.


MË SHUME NGA Kronika