15:50 / 24.10.2022
Për rrezikim në komunikacion, dënohet me 8 vjet burg
V.Thaçi / RTKlive
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit A.K për veprën penale Rrezikimi i trafikut publik, duke i shqiptuar një dënim prej 8 vjetësh burgim.
“I akuzuari A.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me tetë vjet burgim, në të cilin i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 23.02.2022, si dhe i është shqiptuar dënim plotësues - ndalimi i drejtimit të automjetit dhe marrja e lejes së vozitjes për pesë vjet pas plotfuqishmërisë së Aktgjykimit, duke llogaritur nga dita kur vendimi merr formën e prerë”, thuhet në komunikatë.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi, për Gjykatën e Apelit në Prishtinë.























