Arrestohen 4 emigrantë ilegalë, kalonin transit nëpër Kosovë
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Arrestohen 4 emigrantë ilegalë, kalonin transit nëpër Kosovë

Fadil Sertolli / RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar 4 shtetas të huaj, të cilët po e shfrytëzonin Kosovën si transit pastaj për të vazhduar drejt vendeve të Bashkimit Evropian.  

 

 

 

Përmes një komunikate për media nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se në Piken e Kalimit  Kufitar Hani Elezit në hapësirat e shikimit në terminalin doganor, policia kufitare dhe dogana e Kosovës kanë arritur te identifikojnë 4 persona shtetas të huaj, meshkuj, me vite të lindjes 2005/1992/1994 dhe 1996.

Të njëjtit, sipas Policisë, janë gjetur të fshehur brenda në rimorkio në një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut.

“Është mësuar se migrantët ilegal kishin udhëtuar nga shtetet e lindjes, në Maqedoninë e Veriut deri në Kosovë. Sipas tyre destinacioni i tyre ishte në shtetet e BE-së.

I dyshuari në këtë rast është drejtuesi i kamionit me targa të Maqedonisë, shtetas i MKDV-se, mashkull viti i lindjes (1959)”, thuhet në komunikatë.

Sipas Policisë rasti është trajtuar nga njësiti i hetimeve dhe njësia e migrimit në (DRK) Lindja në Kaçanik për procedura të mëtejme.

Ndryshe Policia e Kosovës vazhdon aktivitetet e saj në luftën kundër kontrabandimit me migrant, duke përfshirë edhe parandalimin e kontrabandimit të shtetasve të huaj, të cilët Republikën e Kosovës po e shfrytëzojnë si vend transit më pastaj për të vazhduar drejt vendeve të Bashkimit Evropian (BE-së).

 

 

 


MË SHUME NGA Kronika