11:58 / 25.10.2022
Dhunohet një e mitur në fshatin Vrellë të Istogut, arrestohet i dyshuari
RTK
Një e mitur është dhunuar në fshatin Vrellë të Istogut, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha për RTK-në se Prokuroria Themelore në Pejë e ka ndaluar për 48 orë personin e dyshuar për dhunim.
Brenda afatit ligjor, prokurori do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit të pandehur.
Ndërkaq në raportin policor, ndër të tjera thuhet se viktima 15-vjeçare ka njoftuar se i dyshuari e ka dhunuar gjatë shtatorit të vitit të kaluar, derisa e njëjta e ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe psikiatrik.























