Vdes pasi aksidentohet nga dy vetura në lëvizje
BKT
Kronika

Vdes pasi aksidentohet nga dy vetura në lëvizje

J.Musliu/RTKlive

Dy vetura e goditën njëra pas tjetrës duke i shkaktuar plagë që i morën jetën.

Ngjarja ndodhi të martën pasdite në fshatin Mazgit të Obiliqit. Një këmbësor dyshohet se është goditur nga dy vetura në lëvizje.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor kurse me vendim te prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkohë, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika