Janë ngritur 26 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit
BKT
Kronika

Janë ngritur 26 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit

V.Thaçi / RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 26 aktakuza kundër 28 personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 17 persona, si janë bërë gjashtë kërkesa për caktimin e paraburgimit për gjashtë persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 12 persona, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, si dhe, ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërkohë Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tre aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale.

E Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy persona të dyshuar, si dhe ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person.

Kurse Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave, dhe ka ngritur gjashtë aktakuza kundër shtatë personave për vepra të ndryshme penale.

 Ndërsa Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndryshe nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona të dyshuar në dy raste të ndara, ka parashtruar dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave, si dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale.


MË SHUME NGA Kronika