Dyshohet se dhunoi vajzën e vëllait, paraburgim për istogasin|Video
BKT
Foto: RTKLive
Kronika

Dyshohet se dhunoi vajzën e vëllait, paraburgim për istogasin|Video

J.Musliu/RTKlive

Kërkesa e prokurorisë drejtuar gjyqtarit të procedurës paraprake edhe është miratuar nga ky i fundit.

Kështu, të dyshuarit për dhunimin e mbesës së mitur në Vrellë të Istogut, i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Shkodran Nikçi, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, njoftoi se seanca gjyqësore është mbajtur të martën, brenda afatit ligjor prej 48 orësh nga ndalimi i të dyshuarit.

 “Gjyqtari ka aprovuar kërkesën e Prokurorit te Shtetit që të pandehurit t’i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, deklaroi Nikçi të mërkurën.

Një ditë më parë, policia njoftoi se një e mitur dyshohet se është dhunuar në fshatin Vrellë të Istogut, teksa i dyshuari është arrestuar.

Jozyrtarisht është raportuar se i dyshuari ka dhunuar vajzën e vëllait.

 


MË SHUME NGA Kronika