Digjet një barakë në QKUK, 6 familje mbesin të pastreha
J.Musliu/RTKlive
Zjarri ka përfshirë një barakë brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Policia konfirmon se nuk raportohet për persona të lënduar. Bashkë me zjarrfikësit, policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 15:45, është pranuar informata për një zjarr në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë”, deklaroi Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit”.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
Këto baraka janë prapa Klinikës së Pulmologjisë. Në këto baraka kanë jetuar gjashtë familje. Banorët kanë thënë për RTK-në se nuk e dinë arsyen e shpërthimit të këtij zjarri. Këto familje kanë mbetur të pastreha.























