17:34 / 26.10.2022
Për armëmbajtje pa leje arrestohet i dyshuari në Gjilan
E.Hoti/RTKlive
Një person është arrestuar sot në Gjilan, pasi dyshohet për armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit me inicialet V.A. janë gjetur dhe konfiskuar një revole e kalibrit 9 mm. së bashku me një karikator dhe pesë fishekë si dëshmi për Gjykatën.
“I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Gjilan ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’
Rasti do të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelor.























