Aksident trafiku në qendër të Prishtinës, një i lënduar
BKT
Kronika

Aksident trafiku në qendër të Prishtinës, një i lënduar

E.Hoti/RTRKlive

Një person është lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur të mërkurën në qendër të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur në rrugën "Agim Ramadani" në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Agron Borovci, tha për RTKlive se një person ka mbetur i lënduar nga ky aksident.

“Rreth orës 17:30, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën "Agim Ramadani" Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura ndërkaq një persona kanë pësuar lëndime trupore. I njëjti ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Borovci për RTKlive.

 Borovci bëri të ditur se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.


MË SHUME NGA Kronika