Policia në aksion, konfiskon armatim e pajisje për trazira në Leposaviq
BKT
Foto: Xhelal Sveçla/Facebook
Kronika

Policia në aksion, konfiskon armatim e pajisje për trazira në Leposaviq

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Në Leshak të Komunës së Leposaviqit, me dyshimin për narkotikë, Njësia e Antidrogës ka bastisur një lokacion me ç ‘rast ka sekuestruar 4 granata dore, rreth 12.000 euro, 1 armë automatike të llojit AK47 me 200 fishekë dhe lloje të ndryshme të municionit, radiolidhje e pajisje tjera ndihmëse për trazira.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një statusi në Facebook.

”Këto dhe pajisje të tjera dyshohet të jenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme ilegale dhe kriminale dhe deri më tash është arrestuar 1 person i nacionalitetit serb në ndërkohë aksioni është duke vazhduar”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka thënë se do të mbesin të përkushtuar maksimalisht që në koordinim me të gjitha institucionet e sigurisë të veprojnë në zbatim të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

“Pa asnjë dallim do të veprojmë mbi çdo individ apo grup të caktuar që synon të cenojë rendin, ligjin dhe sigurinë e qytetarëve dhe vendit tonë”, ka shkruar minisitri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.



MË SHUME NGA Kronika