09:48 / 27.10.2022
Arrestohet shtetasi i Serbisë në Leposaviq
E.H./RTKlive
Në Leposaviq është arrestuar një shtetas i Serbisë i dyshuar për armëmbajtje pa leje.
Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, të dyshuarit i janë konfiskuar armë, granata dhe para të gatshme.
“Fsh. Kameno, Leposaviq 26.10.2022-12:00. Me vendim të gjykatës është bastisë shtëpia e të dyshuarit mashkull rom shtetas i Serbisë, ku janë gjetë dhe konfiskuar: 4 Granata dore, 2 radio-lidhje, një pushkë automatike, 124 fishek 7.62mm, 3 karikator për pushkë automatike me 76 fishek, 1 megafon, 1 tablet, 2 kamera dhe 11.950 euro”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është shoqëruar nga policia dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.























