10:52 / 27.10.2022
Një personi në Obiliq i vidhen para nga xhirollogaria
E.Hoti/RTKlive
Një person në Obiliq ka raportuar në polici se përmes një transaksioni bankar i janë vjedhur para (dollarë amerikan).
Siç njofton Policia e Kosovës, ankuesi derisa ishte duke kryer një pagesë për një kompani që operon jashtë Kosovës, një person i panjohur ka ndërhyrë në mënyrë të kundërligjshme duke modifikuar faturat dhe ka bërë tërheqjen e shumës së parave.
Bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kompetente janë duke hetuar rastin.
Rasti është iniciuar si hyrje në sistemet kompjuterike.























