39 aktakuza nga prokuroritë gjatë 24 orëve të fundit
BKT
Kronika

39 aktakuza nga prokuroritë gjatë 24 orëve të fundit

V.Thaçi /RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se nga Prokuroritë Themelore janë ngritur 39 aktakuza kundër 43 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar shtatë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tetë personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona, teksa ka paraqitur shtatë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë personave, si dhe, ka ngritur dhjetë aktakuza kundër 11 personave, për vepra të ndryshme penale.

E Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar, si dhe ka ngritur 11 aktakuza kundër 13 personave për vepra të ndryshme penale.

Kurse Prokuroria Themelore në Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy persona të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale.

Ndërkohë Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy persona të dyshuar në kohë zgjatje prej 48 orësh, dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy person dhe ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale.

E Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtë aktakuza kundër gjashtë  personave për vepra të ndryshme penale.


MË SHUME NGA Kronika