Sulmon me thikë viktimën pasi që u largua nga puna
BKT
Foto: RTK
Kronika

Sulmon me thikë viktimën pasi që u largua nga puna

E.hoti/RTKlive

Policia ka njoftuar se dje në Prishtinë është arrestuar një person, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht dhe kishte goditur me armë të ftohtë një person tjetër, pas shkëputjes së marrëdhënies së punës.

Fillimisht i dyshuari ishte përleshur me njërin nga viktimat në lidhje me shkëputjen e marrëdhënies së punës, ndërsa pasi doli nga lokali ai mori një thikë dhe goditi një person tjetër, që po ashtu ishte përfshirë në rast, duke i shkaktoi atij lëndime trupore.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Po ashtu, në konsultim me prokurorin, edhe ndaj prindit (babait) të dyshuarit është iniciuar rasti “dhënie ndihmë kryerësit të veprës penale”, pasi që mjeti i dyshuar-thika e cila ishte përdorur, gjatë kontrollit është gjetur te i dyshuari-prindi i tij”, njofton Policia në raportin 24-orësh.

Rasti është duke u hetuar si lëndim trupor dhe dhënie ndihme kryesit të veprës.


MË SHUME NGA Kronika