Aksident në Lipjan me dy të lënduar
BKT
Fotoarkiv
Kronika

Aksident në Lipjan me dy të lënduar

B.H. / RTKlive

Sot në hyrje të Lipjanit ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë lënduar dy persona.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, e ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.

“Nga informatat e para bëhet e ditur se  një veturë dhe një kamion janë përfshirë në aksident, ndërkaq dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë për RTKlive, zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.


MË SHUME NGA Kronika