Sulmoi e kanosi rojën e pyllit, arrestohet i dyshuari në Shtime
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Sulmoi e kanosi rojën e pyllit, arrestohet i dyshuari në Shtime

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Një burrë i moshës 50 vjeçare është vënë nën pranga pasi i njëjti dyshohet se sulmoi e kanosi personin zyrtar, rojën e pyllit në fshatin Topillë të Shtimes të enjten.

Me të marr informacionin rreth orës 14 e 30 Policia thotë se ka ndërmarr veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes duke arrestuar të dyshuarin i cili e kishte sulmuar dhe kanosur rojën e pyjeve.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar policia.

Ai ngarkohet me veprën sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe kanosje.

 


MË SHUME NGA Kronika