Të shtëna me armë drejt një shtëpie në Vushtrri
BKT
Foto: RTK
Kronika

Të shtëna me armë drejt një shtëpie në Vushtrri

E.Hoti/RTKlive

Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij.

Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 02:44, në Vushtrri.

Tutje siç sqarohet në raport, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të AK-47, ndërsa që nuk raportohet për të lënduar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij “, ka shkruar PK-ja.


MË SHUME NGA Kronika