Arrestohen pesë persona të dyshuar për falsifikim parash
BKT
Kronika

Arrestohen pesë persona të dyshuar për falsifikim parash

B.H. / RTKlive

Pas një hetimi intensiv mbështetur në prova dhe dëshmi hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë pesë persona të dyshuar për disa  raste të veprës penale - falsifikim i parasë.

“Arrestimi i pesë personave të dyshuar, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara, se të dyshuarit duke  bashkëvepruar  kanë marrë dhe përdorur në treg bankënota të falsifikuara në së paku pesë raste të ndodhura në  kohë dhe   lokacione të ndryshme në Mitrovicën e Jugut”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar tri bankënota  nga 50 euro, të cilat do të procedohen si dëshmi në kallëzim  penale.

Tutje sipas njoftimit, si rezultat i hetimeve, nga pesë të dyshuarit dy nga ta kanë rezultuar të jenë në kërkim nga gjykata për vepra tjera penale dhe të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa tre të dyshuarit tjerë me urdhër të prokurorit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika