Aktakuzë ndaj të dyshuarit që sulmonte bashkëshorten në Gjakovë
BKT
Kronika

Aktakuzë ndaj të dyshuarit që sulmonte bashkëshorten në Gjakovë

E.Hoti/RTKlive

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.J., për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor në vazhdimësi”, “Kanosja”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria njofton se, nga 17 deri më 21 gusht 2022, në Komunën e Gjakovës, konkretisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri A.J., në mënyrë të vazhdueshme e ka sulmuar fizikisht  bashkëshorten së tij S.J.

“Për gjatë katër ditëve, i njëjti, me dashje i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës, bashkëshortes se tij, ku pas mosmarrëveshjeve paraprake që kishin mes vete, fillon që ta sulmon të dëmtuarën duke e goditur me rrip dhe me duar në pjesë të ndryshme të trupit, po ashtu, ditëve në vijim, i pandehuri përdor forcën dhe e sulmon fizikisht të dëmtuarën, duke e goditur me shuplakë në kokë, në fytyrë, si dhe, e godet me rrip në pjesë të ndryshme të trupit”, shkruan në njoftim.

Gjithashtu, në muajin korrik të vitit 2021, i pandehuri me qëllim të shkaktimit të frikësimit dhe ankthit, seriozisht e kanos me fjalë dhe me armë të dëmtuarën, bashkëshorten e tij S.J., ku si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që kishin në mes vete i pandehuri nxjerr nga sirtari i dollapit të dhomës të fjetjes armën dhe e kanos të dëmtuarën duke i thënë “ Ka me t ‘vra”, me ç ‘rast me veprimet e tij, i pandehur tek e dëmtuara ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e saj.

Bëhet e ditur se arma me të cilën është kanosur e dëmtuara, është sekuestruar.

 

 


MË SHUME NGA Kronika