Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për një person në kërkim |Video
J.Musliu/RTKlive
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim me qytetarët për një person i cili dyshohet e ka kryer veprën penale të “blerjes, posedimit, shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Me një video që ka publikuar edhe në llogarinë zyrtare në Facbook, policia kërkon ndihmë për identifikimin e tij.
Policia deklaron se bazuar në ligjin për publikimin e fotove dhe video incizimeve si dhe me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, e ka publikuar këtë video me foto, me qëllim të identifikimit të personit.
“Personi i kërkuar është mashkull, i gjatë rreth 165 cm, i ndërtimit trupor i dobët”, deklaron policia.
Prandaj, kushdo që posedon apo ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personit të dyshuar, policia kërkon që të lajmërojë në formën dhe mënyrën që është më e përshtatshme.























