Mashtruan bashkatdhetarët me bileta, arrestohen dy persona
M.Shefkiu/RTKlive
Nën dyshimin se ndërmjet periudhës, 2021-2002, kanë mashtruar shumë bashkatdhetarë, por edhe qytetarë të Kosovës duke shitë bileta në relacionin Zvicër-Kosovë dhe anasjelltas, Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar. Atyre u janë konfiskuar edhe rreth 30 mijë franga zvicerane.
Sipas njoftimit të Policisë, dy të dyshuarit kanë pranuar në xhirollogaritë e tyre mjete monetare në vlerë rreth gjashtëdhjetë mijë euro nga persona të ndryshëm të cilët kanë rezervuar bileta të udhëtimit në relacionin Zvicër-Kosovë dhe anasjelltas, të cilat fluturime nuk janë realizuar.
“Të dyshuarve u janë sekuestruar tridhjetë e pesë mijë (35,000.00) CHF të cilat i kishin në posedim në momentin e arrestimit të cilat dyshohet të jenë përfituar me vepër penale të ‘mashtrimit’. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia.























