Identifikohen rreth 60 lëmoshë-kërkues, prej tyre 33 fëmijë
BKT
Kronika

Identifikohen rreth 60 lëmoshë-kërkues, prej tyre 33 fëmijë

M.Shefkiu/RTKlive

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNj) ka identifikuar 60 lëmoshë-kërkues në territorin e Kosovës, prej tyre 23 janë nga Shqipëria. Nga numri i atyre që kërkojnë lëmoshë 33 janë fëmijë ndërsa prej Shqipërisë janë 11.

Këto statistika i ka publikuar DHTQNJ, e cila ka hartuar dhe zbatuar një plan operativ me qëllim të identifikimit të fëmijëve si viktima të mundshme të trafikimit.

Sipas një njoftimi për media, zbatimi i këtij plani është shtrirë në tërë territorin e vendit dhe në zbatim të tij janë përfshirë njësi të ndryshme policore, prokuroria dhe Qendra për Punë Sociale.

“Gjatë realizimit të këtij plani, nga 24 deri më 28 tetor 2022, janë identifikuar 33 fëmijë lëmoshë-kërkues. 21 shtetas të Kosovës dhe 12 shtetas të Shqipërisë. Po ashtu janë identifikuar edhe 27 lëmoshë-kërkues të rritur, 16 shtetas të Kosovës dhe 11 shtetas të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e DHTQNJ-së.

Të gjithë fëmijët që kërkojnë lëmoshë, sipas të njëjtit njoftim, kanë qenë të shoqëruar nga familjaret e tyre dhe të pajisur me dokumente.

“Në prani të punëtorit social, të gjithë fëmijëve u është plotësuar formulari me shënime dhe janë marre në pyetje familjaret e tyre me qëllim të identifikimit të viktimave potenciale të trafikimit me njerëz. Policia ka iniciuar 18 rate penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’ ndaj 22 të dyshuarve”, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie.


MË SHUME NGA Kronika