17:04 / 30.10.2022
Policia në Obiliq konfiskon katër armë
A.B / RTKlive
Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Obiliq ka konfiskuar katër armë.
"Pas pranimit të informacionit se disa persona të armatosur janë futur në zonën e KEK-ut, njesitët policore nga stacioni Obiliq menjhëherë i janë pergjigjur rastit dhe në një kohë shumë të shkurtër janë lokalizuar dhe arrestuar katër (4) persona të dyshuar si dhe janë sekuestruar katër (4) armë të gjata dhe (89) fishekë të kalibrit 12mm. Personat e dyshuar kanë zhvilluar gjueti ilegale (që është e ndaluar) në zonë të KEK-ut", njofton Policia e Kosovës.























