09:16 / 31.10.2022
Arrestohen katër të dyshuar në Obiliq për armëmbajtje pa leje
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Obiliq katër të dyshuar për armëmbajtje pa leje.
Siç njofton policia në raportin 24-orësh, tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar katër pushkë gjuetie dhe 89 fishekë.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar katër pushkë gjuetie dhe 89 fishekë”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.























