10:02 / 31.10.2022
Kërcnuan zyrtarët policorë, dy të arrestuar në Lipjan
E.Hoti/RTKLive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dje dy persona në Liipjan, pasi dyshohet se kanë kanosur dy policë.
Sipas njoftimit të policisë, dy zyrtarë policor ishin në kryerje të detyrës .
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kanosur dy zyrtarë policor të cilët ishin në kryerje të detyrës”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe rasti është iniciuar si kanosje.























