10:39 / 31.10.2022
Arrestohen tre të dyshuar për trafikim me njerëz
Policia e Kosovës ka arrestuar dje tre persona në Gjilan, pasi që dyshohen për trafikim me njerëz.
Siç njofton policia në raportin 24-orësh, dy nga të arrestuarit janë shtetas të Shqipërisë.
Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një veturë, 2650 euro para të gatshme dhe tre telefona mobil.
Tutje njoftohet se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.























