Varrimi i Selver Lladrovcit bëhet sot, policia arreston vozitësin e dyshuar
BKT
Foto: Arkiv
Kronika

Varrimi i Selver Lladrovcit bëhet sot, policia arreston vozitësin e dyshuar

J.Musliu/RTKlive

Është arrestuar nga Policia, vozitësi i cili dyshohet se e ka goditur për vdekje ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Selver Lladrovci.

Policia konfirmoi se 56-vjeçari u aksidentua për vdekje nga një veturë në lëvizje në rrugën Bardh i Madh – Drenas. Megjithatë, forcat e policisë nuk japin më shumë detaje në lidhje me këtë person të arrestuar.

Aksidenti ndodhi  pasditen e së dielës. Ndërkohë, në një njoftim nga familja Lladrovci,shkruan se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në orën 15:00, në varrezat e fshatit Gllanasellë, komuna e Drenasit.

Familjen Lladrovci e ka ngushëlluar edhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrvici.

Përndryshe, aksidenti ndodhi të dielën rreth  orës 17:00.   Sipas policisë, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësor dhe një veturë në lëvizje.

Këmbësori ishte viktima I cili sipas Flora Ahmetit, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, I njëjti nuk ka arritur t’u përballojë lëndimeve dhe ka ndërruar jetë. 

 


MË SHUME NGA Kronika