Prokuroritë themelore ngritin 81 aktakuza kundër 90 personave
BKT
Foto/ Arkiv/ RTKlive
Kronika

Prokuroritë themelore ngritin 81 aktakuza kundër 90 personave

V.Thaçi /RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se, me datën 29.10.2022 nga prokuroritë themelore janë ngritur 81 aktakuza kundër 90 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatë  persona dhe janë paraqitur shtatë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dhjetë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

E për 24 orët e fundit Prokurori i Shtetit njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar dymbëdhjetë persona të dyshuar, si dhe, janë paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër personave.


MË SHUME NGA Kronika