16:21 / 31.10.2022
Sekuestrohen nëntë armë zjarri në Prishtinë, arrestohen 10 persona
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka sekuestruar nëntë armë zjarri dhe dy thika në Prishtinë.
Sipas policisë, gjatë tri ditëve të fundit, për armëmbajtje pa leje, janë shoqëruar në stacion dhjetë persona.
Bëhet e ditur se sekuestrimi i armëve është kryer në raste dhe lokacione të ndryshme.
Kurse personat e dyshuar pas intervistimit janë proceduar më tej, konform vendimeve të prokurorit të shtetit.























