09:47 / 01.11.2022
Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”
E.Hoti/RTKlive
Sot në orët e mëngjesit në kilometrin e 38-të të autostradës "Ibrahim Rugova", ka ndodhur një vetaksident.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili nuk ka dhënë detaje nëse ka të lënduar. Ai tha se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.
“Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë marrur me rastin. Policia e Kosovës, apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe të respektojnë rregullat e trafikut, në mënyrë që të parandalohen aksidentet”, tha Kelani për RTKlive.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar në vetaksident.























