Policia ia konfiskon një thikë shtetasit gjerman
BKT
Foto: RTK
Kronika

Policia ia konfiskon një thikë shtetasit gjerman

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ia ka konfiskuara të hënën një thikë një shtetasi gjerman.

Siç njofton policia, konfiskimi i armës së ftohtë ka ndodhur gjatë kontrollit në Aeroportin e Prishtinës.

“Njësitë policore gjatë kontrollit në valixhen e të dyshuarit mashkull shtetas i Gjermanisë kanë gjetur dhe konfiskuar një armë të ftohtë (thikë)”, shkruan në raportin 24-orësh të PK-së.

Me vendim të prokurorit rasti  shkon në procedurë të rregullt dhe është iniciuar si armëmbajtje pa leje.

 


MË SHUME NGA Kronika