10:47 / 01.11.2022
Lëndohet një punëtor në Suharekë
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është lënduar të hënën në vendin e tij të punës në Suharekë.
Siç njofton policia në raportin 24-orësh, dyshohet se deri sa ishte duke punuar në vendin e tij të punës, viktima është lënduar aksidentalisht dhe ka pranuar tretman mjekësor
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.























