14:21 / 01.11.2022
Për një muaj, policia në Pejë zbatoi 97 urdhëresa të gjykatave
J.Musliu/RTKlive
Policia e Kosovës për rajonin e Pejës, vetëm në muajin tetor, ka realizuar 97 urdhëresa, tё lëshuara nga gjykatat kompetente.
“Personat e arrestuar pёr vepra tё ndryshme penale, janë dërguar nё organet kompetente, pёr tё vazhduar me proceduara tё mëtutjeshme ligjore”, njofton policia.
Policia deklaron se njësitet relevante pranë Drejtorisë Rajonale tё Policisë nё Pejё, nё bashkëpunim me organet e drejtësisë nё vazhdimësi do tё realizojnë urdhëresat e lëshuara nga gjykatat kompetente.























