Theret me thikë një person në Novosellë të Pejës
E.Hoti/RTKlive
Një person është therur me thikë të martën në Novosellë të Pejës, pas një përleshjeje fizike me një person tjetër.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar, ndërsa i lënduari është dërguar në spitalin rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 12:10, Policia është informuar se në fshatin Novosellë-Pejë, ka ndodhur një përleshje fizike. Njësitet relevante menjëherë kanë shkuar në vendngjarje,aty është kuptuar se një person si pasojë e përleshjës është lënduar nga mjeti i mprehtë (thikë)”.
“ I lënduari është dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti gjindet në objektet e Stacionit Policor në Pejë”, ka thënë Rugova.























