Raportohen tri raste për përdorim të parave të falsifikuara
BKT
Kronika

Raportohen tri raste për përdorim të parave të falsifikuara

V.Thaçi / RTKlive

Në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar tri raste të falsifikimit të parave.

Sipas njoftimit të policisë, njëri rast ka ndodhur në Prishtinë, ku rreth orës 10:32 një person ka raportuar se ka hasur në një kartëmonedhë prej 50 euro që dyshohet se është e falsifikuar.

“Prishtinë 01.11.2022-10:32. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në një kartëmonedhë prej 50€ për të cilën dyshohet se është e falsifikuar”, shkruan në raportin policor.

Bankënota është konfiskuar si dëshmi materiale, ndërsa lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar.

Rasti tjetër ka ndodhur në Graçanicë, ku është raportuar se një klient ka deponuar një kartëmonedhë prej 500 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

“Graçanicë 01.11.2022-14:15. Është raportuar se një klient ka deponuar një kartëmonedhë në vlerë prej 500 €, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, shkruan më tej.

Kartëmonedha është konfiskuar nga policia për veprime të mëtejshme hetimore.

Kurse, në Gjakovë një person i dyshuar kishte tentuar të bëjë një pagesë me kartëmonedhë prej 100 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

“Gjakovë 01.11.2022- 01:22.  Ankuesi  mashkull kosovar  ka raportuar se një person i dyshuar  kishte tentuar që të bëjë pagesën me një kartëmonedhë prej 100 €, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, thuhet në raport.


MË SHUME NGA Kronika