43 aktakuza nga prokuroritë gjatë 24 orëve të fundit
V.Thaçi /RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur 43 aktakuza kundër 48 personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar shtatë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj shtatë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar pesë persona, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave, si dhe, ka ngritur tri aktakuza kundër katër personave për vepra të ndryshme penale.
E Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar dy kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy personave, në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë aktakuza kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale.
Kurse Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar për 48 orë dhe ka ngritur gjashtë aktakuza, kundër gjashtë personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë, dy persona, ka parashtruar një kërkesë për caktmin e masës së paraburgimit kundër një personi, si dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale.
Ndryshe nga Prokuroria Themelore në Gjilan, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë datës së lartcekur, ka ndaluar një person dhe ka ngritur 12 aktakuza kundër 13 personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërkohë Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona të dyshuar në dy raste ndaras, ka parashtruar dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave për vepra të ndryshme penale.























