Sveçla e quan akt çnjerëzor dhunën ndaj të moshuarës në Pejë
M.Shefki/RTKlive
Kundër rastit të dhunës ndaj të moshuarës në Pejë, ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai thotë se me shqetësim ka parë të gjithë pamjet e keqtrajtimit të gruas së moshuar nga një grup vajzash, në një shtëpi të përkujdesjes së të moshuarve në Pejë.
“Veprime të tilla të dhunës janë të papranueshme kudo që ndodhin, por në veçanti janë më të rënda kur ndodhin brenda institucioneve që konsiderohen të ofrojnë ndihmë dhe përkujdesje”, shkruan Sveçla.
Ai thotë se nga Policia e Kosovës është njoftuar se janë arrestuar dy nga dhunueset dhe hetimet, siç tha ministri, po vazhdojnë.
“Fuqishëm bëj thirrje për sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të implikuar në këtë akt çnjerëzor”, ka shkruar Sveçla ne Facebook.























