Policia jep detaje shtesë për rastin ndaj të moshuarës në Pejë
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shkuar në tre numri i të arrestuarave lidhur me rastin e dhunës ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, rastet për të cilat janë arrestuar kanë të bëjnë me “sulm, moslajmërim i përgatitjes së veprës penale dhe fotografim dhe incizim i paautorizuar”.
“Pas publikimit në media të një video ku shihet se keqtrajtohet një person i moshuar i gjinisë femërore në një shtëpi te pëlqeve në Pejë. Në lidhe me rastin janë identifikuar dhe arrestuar tri të dyshuara të gjinisë femërore kosovare, punëtore në shtëpi lartcekur”,thuhet nënjoftimin e PK-së.
Me vendim të prokurorit, të arrestuarave iu është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.























