Rrahje mes pesë personave në Çagllavicë, një i therur me thikë
BKT
Foto/ RTKlive
Kronika

Rrahje mes pesë personave në Çagllavicë, një i therur me thikë

E.Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Çagllavicë ka ndodhur një rrahje në mes të pesë personave.

Siç njoftohet në raportin 24-orësh të policisë, njëri nga të dyshuarit është therur me thikë, ndërsa dy të dyshuar tjerë kanë pësuar lendime.

Bëhet e ditur se të lënduar iu është ofruar tretman mjekësor. “Raportohet se pas një mosmarrëveshje pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovar janë përfshirë në një rrahje. Si pasoj e përleshjes njëri nga të dyshuarit është therur me thikë ndërsa dy të dyshuar tjerë kanë pësuar lendime. Të dyshuarve të lënduar iu është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika