Sulmon zyrtaren e përmbarimit, lirohet në procedurë të rregullt
BKT
E.Hoti/RTKlive
Kronika

Sulmon zyrtaren e përmbarimit, lirohet në procedurë të rregullt

Një person është arrestuar pasi në shenjë revolte ka sulmuar zyrtaren e Zyrës së përmbarimit privat.

Sipas njoftimit të policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje në Vushtrri.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai në shenjë revolte ka sulmuar zyrtaren e zyrës së përmbarimit privat. Viktima femër kosovare ka pësuar lëndime të lehta dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë rasti është iniciuar si sulm ndaj personit zyrtar.


MË SHUME NGA Kronika