Tre të arrestuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit
Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive
Tre persona kanë përfunduar në pranga në orët e pasdites në Gjakovë, pasi Njësia e Hetimeve në koordinim me Prokurorin e Shtetit realizuan kontroll në lokalin e të dyshuarit F. M. në rrugën “Nënë Tereza” ku dyshohej se organizoheshin skema piramidale dhe bixhoz i kundërligjshëm.
Siç njofton policia, gjatë zbatimit të kontrollit në këtë lokacion janë gjetur dhe janë sekuestruar si prova materiale katër aparate të llojit “APEX” dhe janë arrestuar tre persona të dyshuar.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast penal për hetim “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Po ashtu, me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari me inicialet F. M., që është edhe pronari i lokalit ku u gjetën provat materiale është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.























